Trageti Bari-Durrës në flakë, orë paniku për 260 persona në bord, mes tyre shumë shqiptarë

 

Një zjarr ka shpërthyer në bordin e tragetit të linjës Bari – Durrës me gati 260 persona në bord. pasargjerë dhe personeli i ekuipazhit, mes tyre shumë shqiptarë të cilët hynin në Shqipëri.Zjarri shpërtheu në  mesnatën e së martës 12 maj rreth orës 24:00, kur trageti ndodhej 7 milje larg portit të Barit.

Lajmi u konfirmua nga kapiteneria e Portit të Barit, sipas së cilës zjarri kishte rënë në tragetin ‘’Françeska’’ i nisur nga Bari rreth orës 23:00 dhe pritej të mbërrinte në Durrës rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm,.

Zjarri është arritur të shuhet gjatë natës dhe rreth orës 07:00 të mëngjesit, trageti ka arritur të hyjë në portin e Barit. Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë që zjarri që kishte shpërthyer në dhomën e motorëve të fikej dhe të mos ketë të lënduar.

Presidenti i autoritetit portual të Barit, Francesco Mariani dhe se pasagjerët e tragetit “Francesca” do të vijonin udhëtimin me një target tjetër i cili po mbërrinte në Bari për të shkuar drejt Durrësit rreth orës 12:00.

Më pas kapiteneria e Durrësit konfirmoi se pasagjerët do të udhëtojnë me tragetin Ankona- Durrës

SHKARKO APP