Trageti në Vlorë, pronarët: Ngarkesa nuk ka përmbajtje kancerogjene

Përfaqësuesit e kompanisë italiane që kanë në pronësi tragetin e linjës së Brindisit, mohojnë dyshimet që janë ngritur. Ata shprehen se mbetjet kishin mbetur në traget, pasi ishte bërë remont në Kroaci por nuk u lanë atje për shkak se nuk kishin kohë dhe patën vështirësi në kantier për hapësirën, ndaj dhe u sollën në Vlorë.

Johny dhe Massimo Prudentino, kanë paraqitur edhe disa dokumente, ky sipas tyre çdo është e certifikuar. Ata pohojnë se kanë dokumentet që kanë blerë material izolues dhe vaj për motorin e tragetit.

”Fuçitë e mbyllura me vaj janë vaj që përdoret për motorët e anijes. Janë 40 metra kub mbetje që janë krijuar në periudhën kur anija ka qenë në kantier në mesin e shkurtit i kemi kërkuar dhe kantierit në Kroaci por për shkak të çështjeve logjistike na kanë thënë nuk është e mundur. Janë mbetje normale dhe të parrezikshme që akumulohen në anije si gjatë punës normale dhe gjatë kohës që ka qenë në kantier në të gjitha anijet është materiali i izolimit termik i cili kur bëhet i vjetër rinovohet”.

SHKARKO APP