Trageti pësoi defekt, pas 10 orësh bllokim, pasagjerët nga Bari drejt Durrësit
Zgjidhet problemi i pasagjerëve të tragetit të linjës Ancona-Durrës të cilët mbetën të bllokuar më shumë se 10 orë në traget pas një defekti që kishte pësuar pas një ore udhëtim.
Kapiteni i Porteve, Hysni Aruçi informoi se pasagjerëve, mes tyre shumë shqiptarë, u është dhënë asistenca e duhur si dhe u është rimbursuar bileta e udhëtimit nga kompania.
Gjithashtu pasagjerët do të udhëtojnë drejt Durresit me traget të linjës Bari-Durrës.
Ndërkohë po punohet për riparimin avarisë së tragetit në portin e Ankonës.
Denoncimi
Pasagjerë të një trageti të linjës Ancona-Durrës telefonuan në Ora News për të shprehur shqetësimin se prej 14 orësh, siç thonë ata ndodheshin të bllokuar në target.
Përmes denoncimit në redaksi pasagjerët informuan se ishin nisur mbrëmjen e 18 korrikut rreth orës 19:00, nga porti i Anconës por pas gati një ore udhëtim ishin rikthyer sërish në port për shkak se trageti kishte pasur një avari.
“Nuk lejohemi të dalim prej 14 orësh” denoncuan pasagjerët në Ora News sot në orën 09:00. Sipas informacioneve në tragetin që mban emrin “Marina” ndodheshin rreth 800 pasagjerë, mes tyre gra e fëmijë.
Pas denoncimit në media erdhi dhe reagimi i Kapitenit të Porteve, Hysni Aruçi: Aktualisht po punohet për riparimin avarisë së tragetit në portin e Ankonës.
KOHA JONË SONDAZH

