Tragjedi në Berat, ndërrojnë jetë dy foshnje 5-muajshe

Dy foshnje 5 muajshe, binjakë kanë ndërruar jetë ditën e sotme. Foshnjet janë dërguar pa shenja jete në spital, pavarësisht tentativës së prindërve. Paraprakisht dyshohet se janë asfiksuar.

Prindërit kishin dyshime se foshnjat mund të ishin helmuar nga qumështi me te cilin i ushqenin që nga dita e lindjes, por pas autopsisë rezultoi se nuk ka pasur shenja helmimi. Familja Agalliu jeton në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit në lagjen “Uznovë”. Një e afërme e familjes tregon se të miturit ishin mirë me shëndet.

Nëna e tyre i kishte zbritur në dhomën ku kishte ndezur sobën me dru, pasi ishte shumë ftohtë. Por ajo i gjeti në gjendje që binjakët nuk reagonin, menjëherë të miturit u dërguan në spital por të pajetë.

 

SHKARKO APP