Tragjedi në brigjet e Turqisë! Fundoset varka me emigrantë, raportohet për 19 viktima
Të paktën 19 emigrantë kanë humbur jetën, si pasojë e fundosjes së një varke me të cilin ata lundronin në brigjet e Bodrumit në Turqi. Mediat turke, raportojnë se nga operacioni i kërkim shpëtimit, arritën të shpëtojnë 20 emigrantë, ndërsa u gjetën trupat e pajetë të 19 të tjerëve.
Guvernatori i Muglas, Idris Akbıyık, bëri me dije se emigrantët ishin afganë. Shkak i përmbysjes dhe fundosjes së varkës dyshohet të jetë moti i keq.
“Të gjithë ata që ishin në varkë ishin shtetas afganë. Për shkak të kushteve të këqija të detit dhe motit, varka u përmbyt dhe u fundos. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar aktualisht nga ajri dhe deti. Hetimet tona për incidentin po vazhdojnë”, njoftoi ai, raportojnë mediat vendase.
KOHA JONË SONDAZH

