Tragjedi në Divjakë, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”.

Në aksident janë përfshirë një mjet bujqësor pa targa, i drejtuar nga një 67-vjeçar, dhe një motomjet që drejtohej nga një 70-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?