Tragjedi në Peshkopi, djali vret prindërit

Tragjedi në Peshkopi, i riu vret nënën dhe babanë. Informacionet e para tregojnë se i riu kishte ardhur dje nga Anglia. Viktimat janë identifikuar si Flamur Sela dhe bashkëshortja e tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen e “Llixhave”. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, si dhe motivet që shtynë djalin të bënte veprimin ekstrem. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, të cilat po hetojnë rreth vrasjes së dyfishtë.

Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?