Tragjedi në Tropojë, alpinistja kroate bie nga lartësia në Majën e Jezercës dhe humb jetën

Një tragjedi ka ndodhur në Majën e Jezercës, pasi alpiniste me origjinë kroate ka rrëshiktur dhe ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.

43-vjeçarja ishte pjesë e një grupi alpinistësh kroatë të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezercës”.

Grupi i alpinistëve ka lajmëruar sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë duke raportuar se një prej anëtareve të grupit kishte rënë nga lartësia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?