Tragjedi në xhaminë kryesore në Mekë, mbi 60 viktima nga rrëzimi i vinçit

 

Mbi 60 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në xhaminë kryesore në Mekë, Masjid al-Haram.Shkak i këtij bilanci të rëndë viktimash ka qenë shembja e një vinci. Vinçi i përmasave të mëdha ra si pasojë e një stuhie shiu.

Pamjet që shihni tregojnë se pasojat e kësaj ngjarjeje janë vërtet të rënda.Mes viktimave janë edhe shumë pelegrinë nga shtete të tjera të botës. Xhamia ka qenë e mbushur me besimtarë në momentin që ka rënë vinçi.Bilanci i viktimave është në rritje.

SHKARKO APP