Tragjedi tjetër në Egje, 13 refugjatë të mbytur!


Një tragjedi e re ka ndodhur në ujrat e detit Egje në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në lindje të ishullit grek Farmakonisi, kur një motobarkë e cila transportonte 29 refugjatë është mbytur për arsye që ende nuk dihen. Megjithëse kanë mbërritur shumë shpejt ekipet e shpëtimit,13 persona kanë humbur jetën, prej të cilëve 7 fëmijë, 4 burra dhe 2 gra. 15 emigrantë të tjerë janë shpëtuar nga forcat e Marinës Detare që kanë marrë pjesë në operacion, ndërsa ende vazhdojnë kërkimet në zonën detare përreth ishullit për një person tjetër që konsiderohet i humbur. Tre prej të shpëtuarve janë në gjendje serioze për jetën dhe janë transportuar në spital në gjendje kome.  Tragjedia e re ndodhi vetëm disa orë pasi Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit ka deklaruar se numri i emigrantëve dhe refugjatëve të mbërritur në Europë këtë vit, nga toka dhe deti, ka kaluar shifrën prej 1 milion vetë, katër herë më tepër se viti i kaluar. Më shumë se 800.000 vetë kanë kaluar nga Turqia nëpërmjet Greqisë, prej të cilëve vetëm 500.000 kanë hyrë në Europë nëpërmjet ishullit grek të Mitilinit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?