Tragjedia, banorët në Thumanë kërkuan ndihmë 2 muaj më parë

Në Thumanë, aty ku bilanci nga tërmeti 6.4 ballë është i lartë, banorët tregojnë se kanë kërkuar ndihmë dy muaj më parë. Një prej të afërmve të një prej personave që ka mbetur i bllokuar nën rrënoja, tregoi se autoritetet ishin njoftuar për dëmtimet e pallatit që pas tërmetit të 21 shtatorit. Sipas këtij personi, asnjë masë nuk ishte marrë nga autoritetet për të ndihmuar banorët, disa prej të cilëve sot kanë humbur jetën. “(Banorët) i njoftuan (autoritetet) pas tërmetit të parë. Ku të shkonin? Të flinin në çadra? Asnjë masë nuk u mor”, tregoi një prej personave që tha se djali i dajës së tij ka mbetur i bllokuar në rrënoja. Aktualisht në Thumanë janë regjistruar tre viktima, por shumë persona të tjerë raportohet se janë ende nën rrënoja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?