Tragjedia e Bulqizës, nëna dhe dy fëmijët dyshohet se kanë vdekur për shkak të sobës me dru

Dioksidi i karbonit i çliruar nga soba me dru ku ngroheshin dyshohet se është shkaku i tragjedisë me tre viktima në familjen Tola në Ostrem të madh të Bulqizës.

Kështu ka pohuar e afërmja e 16 vjeçares e cila vijon të trajtohet në spitalin toksikologjik të QSUT për shkak të gjendjes së saj të paqënrdueshme shëndetësore.

“Analizat thonë dioksid karbon, nga zjarri”.

Lumturie Bajrami tregon për Ora Neës se 16 vjeçarja nuk është në dijeni për jetën e nënës, vëllait dhe motrës dhe se mjekët kanë sygjeruar që ajo të mos e marrë vesh derisa gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet.

“Goca nuk mban mend asgjë. Dje paradite e ka kuptuar se ishte në spital. Më thoshte më nxirr në divanin tjetër sepse kujtonte se ishte në shtëpi”. 

I traumatizuar për këtë ngjarje të rëndë është dhe kryefamiljari, i cili është gjithashtu në kujdesin e mjekëve dhe mbahet nën kontroll falë qetësuesve.

Apeli i familjarëve të 16 vjeçares së mbijetuar nga kjo tragjedi është për ndihmë nga shteti për të menaxhuar këtë situatë dhe që Merita Tola të marrë mjekimin e duhur.

/Ora News

SHKARKO APP