Tragjedia e Seulit, dëshmia tronditëse: Njerëzit binin në shesh si domino

Jessi Jassicah dëshmnon atë që pa me sytë e saj gjatë tragjedisë e Seulit, dhe thotë se njerëzit binin në shesh si domino.

“Isha në një lokal në cep të rrugicës ku ndodhi përplasja të shtunën mbrëma. Sapo kishte hapur një shishe shampanjë, kur dëgjova një britmë dhe u ktheva për të parë. Njerëzit tashmë kishin rënë dhe ata binin si domino, duke rënë në shesh”, tha ajo, duke përshkruar atë që pa në një video që postoi në Facebook.

Po ashtu ajo thotë se kur arriti të dilte dhe shkoi në rrugicën tjetër, u trondit kur zbuloi se turistët ende po kërcenin, ata ende po bënin fotografi. “Ishte tronditëse sepse shumë njerëz nuk e panë lajmin, ata ende nuk e dinin se çfarë po ndodhte”.

151 persona humbën jetën në një përplasje në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, ndërsa 82 të tjerë të plagosur. Ndër viktimat janë 19 shtetas të huaj, thanë shërbimet e urgjencës

Bllokimi i njerëzve ndodhi kur turma të mëdha u mblodhën në Itaewon, një zonë e njohur e jetës së natës, për Halloween.

SHKARKO APP