Tragjedia italiane, brenda 24 orëve 627 të vdekur

Vijon me ritme të larta bilanci i viktimave dhe i të prekurve me koronavirus në Itali. Numri i viktimave të koronavirusit në vendin fqinj mbërriti në 4.032 brenda katër javësh.

Në konferencën për shtyp të së premten, kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli njoftoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është rritur me 627 duke shkuar në 4032. Gjithashtu janë edhe 4670 të prekur të rinj duke cuar numrin në total 37.860 nga virusi me origjinë nga Kina.

Sistemi i shumë lavdëruar shëndetësor i Italisë është sot në buzë kolapsi, sidomos në veriun e pasur të vendit, ku është dhe përqendrimi më i madh i infektimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekët kinezë që kanë mbërritur dy ditë më parë në Milano për të ndihmuar thanë se masat e marra në Lombardi nuk ishin “të rrepta mjaftueshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata

Numri i personave të infektuar është 47 021 e 2655 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën e po kurohen në repartet e terapive intesvie.

Edhe persona të infektuar nga koronavirusi janë 5986 më shumë se një ditë më parë.

Numri i pacientëve që po kurohen në struktura spitalore është 16 020 e 19 185 po kurohen në kushte shtëpie.

Numri i personave të shëruar ka arritur sot më 5129 e janë, 689 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Situata në rajonin e Lombardisë mbetet kritike ku deri sot janë 22 264 pacientë të infektuar e 2549 viktima. 1060 pacientë në këtë rajon janë në gjëndje kritike për jetën. Brenda 24 orësh në Lombardi janë regjistruar 380 viktima.

Rajoni i Bazilikatës është rajoni me numrin më të ulët të personave të infektuar, 52 e deri më tani nuk ka asnjë viktimë.

Rajoni i Lazios ka regjistruar sot një rritje shqetësuese në krahasim me një ditë më parë. Numri i personave të infektuar ka arritur sot më 1008 e janë shënuar deri më tani 48 viktima.

Në Itali janë kryer deri më sot 206 886 tampone.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?