Tragjedia me 3 të mbytur, dëshmitarët: Nga deti i nxorri një person me kajak
Tre të mbyturit në Vilë-Bashtovë të Kavajës u nxorrën nga deti me kajak nga një person që punon në plazh. Personi me kajak ka nxjerrë fillimisht fëmijët e pastaj babanë. Dy dëshmitarë tregojnë më shumë për këtë tragjedi.
“Kishte dallgë, sapo erdhëm në mëngjes e pamë që kishte dallgë. Por futeshin. Fëmijët tentonin më shumë të hynin, edhe na erdhi e papritur se vetëm një moment pamë që një ndër personat që ishin aty afër ngriti dorën edhe në atë moment u turrëm. Isha aty afër, u turra, ishte një me kajak që i kishte këto personat e rrezikuar. U turrëm dhe i kapëm kush nga krahu e kush nga këmba, i nxorrëm në breg, i shtrimë. Menduam që ishte. Kur pamë që ishin 3 veta, ai babai ishte dhe i bëshëm, mezi e nxorrëm. E nxorrëm në breg dhe kush mundi pastaj filloi t’i bënte masazh”, thotë njëri prej tyre.
Babai kishte shkuar në plazh me dy fëmijët e tij nga Tirana. Ata po laheshin të tre bashkë 30 metër larg bregut. Fillimisht u mbyt djali 13-vjeçar dhe babai u përpoq të shpëtonte 15-vjeçarin dhe në këtë përpjekje u mbyt edhe vetë.