Tragjedia me 3 viktima, Brataj: Ambulanca s’është vonuar, të gjitha thirrjet regjistrohen
Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, duke folur për tragjedinë në plazhin e Vilë Bashtovës, ku humbën jetën në det babai së bashku me dy djemtë e tij të mitur, sqaroi se thirrja në urgjencë ka ardhur në orën 12:51, duke mohuar akuzat për vonesën e ambulancës.
“Nga ajo që na rezulton në sistem kemi thirrjen në orën 12:51, ambulanca e parë nga Rrogozhina mbërriti në 13:13, ambulanca e dytë nga Kavaja shkoi në 13:27 dhe u njoftua pak më vonë.
Të tre personat kishin ndërruar jetë kur shkoi ambulanca e parë në plazh. Ata janë nxjerrë pa shenja jete nga deti. Të gjitha bisedat e kërkesave për ndihmë me qytetarët ruhen në sistem”, u shpreh ai për “News 24”.