Tragjedia në familjen Preka, bashkoi sot PS-PD (FOTO)
Tragjedia e familjes Preka në Velipojë, tronditi shqiptarët. Për të pirë kafen e ngushëllimit, deputetët e mazhorancës dhe opozitës u bashkuan pa asnjë hezitim.
Kryetari i Grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho me kolegë si dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, deputet i Shkodrës, kanë shkuar sot në familjen e prindërve të Edmond Prekës.
Lotët në këtë familje me prindin dhe tre fëmijët e vdekur nuk kishin reshtur ende.
Aksidenti tragjik ndodhi më 18 shkurt, ku një mjet tip ”Alfa Romeo” me të cilin po udhëtonte Edmond Preka bashkë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët u përplas me një mjet tip ”Fuoristradë”, brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.
Nga aksidenti humbën jetën Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij, ndërsa ka mbijetuar vetëm bashkëshortja, e cila ndodhet ende në spital.

KOHA JONË SONDAZH

