Tragjedia në Greqi dhe viktimat në brigjet e Mesdheut, Parlamenti Evropian mban një minutë heshtje
Parlamenti Europian ka mbajtur 1 minutë heshtje në seancë për viktimat e aksidentit në Tembi dhe refugjatët që humbën jetën në brigjet e Mesdheut javët e fundit.
Presidente e PE, Roberta Meçola ka shprehur sërish ngushëllimet dhe solidarizimin me popullin grek.
Paralelisht, Meçola ka kërkuar reagim në nivelin e pritshëm nga të implikuarit në çështjen e refugjatëve, si dhe ka përshëndetur iniciativën e OKB për furnizimin me drithëra në Detin e Zi, duke u ardhur ndihmë miliona njerëzve në Ukrainë, duke shtuar se programi duhet rinovuar.
KOHA JONË SONDAZH

