Tragjedia në Itali, familja shqiptare humbet djalin e dytë po nga aksidenti me makinë

Një detaj i tmerrshëm është zbuluar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit këtë të premte në Portogruaro , në provincën e Venecias, ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë dhe një italiane.

22-vjeçari që ndërroi jetë, Altin Hoti në muajin maj kishte humbur vëllanë e tij në një tjetër aksident rrugor. Viktimat e tjera të aksidentit në Venecia janë 21-vjeçarja italiane Giulia Di Tillio dhe 26 vjeçari Egli Gjeci.

Makina me të cilën udhëtonin viktimat doli nga rruga dhe ra në lumin Reghena, duke u fundosur. Dinamika është ende duke u shqyrtuar nga policia, e cila po heton për shkaqet e aksidentit.

 

SHKARKO APP