Tragjedia në Kuman, fëmijët “lënë babanë” në morg. Hapin dyert e mortit për nënën

Një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Kuman të Roskovecit, ku një 80-vjeçar vrau bashkëshorten e tij 75-vjeçare dhe më pas i dha fund jetës, familjarët kanë hapur dyert e mortit.

Në shtëpi ndodhet vetëm trupi i së ndjerës, ndërsa trupi i bashkëshortit, i cili dyshohet si autori i krimit, vijon të mbahet në morg pasi ende nuk është tërhequr nga djemtë e familjes. Historia e një martese të gjatë, nga e cila kanë lindur 9 fëmijë tashmë të rritur, mori një fund të papritur dhe tronditës, duke lënë të habitur edhe të afërmit.

Vëllai i viktimës ka deklaruar se autori kishte shfaqur sjellje agresive edhe në të kaluarën. Trupi i së ndjerës do të varroset në fshatin e saj të lindjes, Allambrez të Beratit, ndërsa ai i bashkëshortit pritet të varroset në Kuman, pasi të merret nga morgu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?