Tragjedia në Kurbin: Djali 2 vjeç po luante në kasollen e pulave kur ra zjarri

Ne foto: Kasollja e shkrumbuar

Vdekja tragjike e 2 vjeçarit nxorri në pah varfërinë e skajshme në të cilën jetonte familja Çoku në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Rreth orës 15:00 të ditës së djeshme i vogli po luante në kasollen e pulave ngjitur me banesën ku ndodhej e ëma me motrën e vogël

E ëma nuk e dinte që djali kishte qenë në kasolle dhe kanë qenë  zjarrfikësit që pasi kanë shuar flakët kanë konstatuar trupin e pajetë të fëmijës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fqinjët tregojnë se familja prej 10 anëtarësh jetonte në kushte të vështira dhe e vetmja e ardhur për ta ishte puna e  kryefamiljarit që mblidhte skrap, informon gazetari Elvis Hila.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zjarri është shkaktuar nga tubi i sobës. Një shkëmdijë ka rënë dhe ka marrë flakë kasollja.  Fëmija ka qenë duke lozur brenda” thonë fqinjët.

Fëmija mësohet se ka gjetur vdekjen nga asfiksia dhe djegiet që ka pësuar.

Ora News - Tragjedia në Kurbin: Djali 2 vjeç po luante në kasollen e pulave kur ra zjarri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?