Tragjedia në Peshkopi, policia jep detajet e para nga krimi i dyfishtë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme.

Policia ka bërë të ditur edhe emrat e viktimave dhe autorit të krimit.

Policia e Dibrës thotë se ka kapur në kohë rekord autorin e vrasjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.

Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?