Tragjedia në Sauk/Po luante bilardo, efektivi i FNSH-së vritet nga djali 7-vjeçar
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Sauk, ku një efektiv i FNSH-së është vrarë aksidentalisht me armë zjarri nga djali i tij, 7-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur kur efektivi po luante bilardo. Mësohet se ai kishte lënë armën e shërbimit, ndërsa fëmija e mori dhe ka qëlluar drejt të atit.
Policia
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, ku aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur efektivi i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.