Tragjedia në spitalin Covid në Rumani, Balla: Solidaritetet me popullin mik rumun

Krytari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas tragjedisë së shkaktuar nga shpërthimi i zjarrit në një spital Covid në Rumani, ku humbën jetën 10 pacientë si dhe udëmtuan disa mjekë e infermiere. Balla përmes një postimi në Twitter thekson se i ka dërguar një mesazh Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit të Rumanisë. “Nga Kuvendi i Shqiperisë ju dergojmë ngushëllimet tona më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së shkaktuar nga zjarri në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Covid në Piatra Neamc të Rumanisë”, shkruan Balla.

Postimi i plotë 

Nga Kuvendi i Shqiperisë ju dergojmë ngushëllimet tona më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së shkaktuar nga zjarri në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin COVID-19 në Piatra Neamc të Rumanisë.

Ne lutemi për shërim të shpejtë të personave të dëmtuar. Në solidaritetet me popullin mik rumun.

Presidentit Klaus Iohanis

Kryetarit të Parlamentit Marçel Çolaku

Kryeministrit Ludovik Orban

SHKARKO APP