Tragjedia pas dasmës, nëna e Rezartës: E kanë helmuar, të zbardhet e vërteta
Në familjen e Rezartës ka rënë zija dhe dhimbja e madhe. Mes vajit për ikjen e parakohshme nga jeta e 19-vjeçares, familjarët kërkojnë të vërtetën e kësaj tragjedie që ndodhi 5 ditë pasi vajza e tyre ishte martuar me Olsi Hajdarin.
Nëna këmbëngul se Rezartën e kanë helmuar, ndërsa apelon që autoritetet të bëjnë drejtësi. ”Vajzën ma helmuan. Duam te zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denoncim në polici”-,tha Suzana Xibrraku për ”News 24”.
I vëllai thotë se nuk pranon që familjarët e dhëndrit t’i shkojnë për ngushëllime në shtëpi, ndërsa edhe ai gishtin e fajësisë e drejton tek familjaret e Olsit Hajdarit.
”Nuk pranoj njerëzit e Olsit të me vijnë ne shtëpi. Ata më helmuan motrën. Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, më tha nuk mbaj mend asgjë, vetëm se kishin marrë mangallin dhe fjetën”.
KOHA JONË SONDAZH

