Tragjike, 37-vjeçarja dhe foshnja humbin jetën në spital
Një tragjedi është humbja e jetës së nënës 37-vjeçe dhe foshnjës që solli në jetë në maternitetin ”Nëna Geraldinë”. Gruaja kishte lindur ditën e shtunë, por pas lindjes ka shfaqur komplikacione. Për pasojë ajo ka ndërruar jetë ditën e djeshme së bashku me foshnjën në QSUT në Tiranë. Mësohet se foshnja ka humbur jetën në maternitet, ndërsa nëna është dërguar në gjendje të rëndë, më datë 5 tetor, në reanimacionin e QSUT-së për trajtim të specializuar. Sipas informacioneve nga zyra e shtypit pranë QSUT-së, nëna ka ndërruar jetë dy ditë më pas, më 7 tetor, për shkak të parametrave të përkeqësuar (bilirubina e lartë).