Tragjike, familjarët gjejnë të pajetë 22-vjeçarin në oborrin e banesës. Policia jep detajet e para
Aktualitet E Mërkurë, 3 Prill 2024 19:12
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lushnje, ku një familje ka gjetur të pajetë 22-vjeçarin në oborrin e banesës. ”Rreth orës 18:10, në fshatin Pluk, Lushnjë, është gjetur i pajetë nga familjarët, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., 22 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”.