Tragjike! Humb jetën 31- vjeçarja shqiptare në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 31-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në Casalmaggiore të Cremona-s. Mediat italiane e kanë identifikuar 31-vjeçaren me iniciale N.G, e cila po kthehej me biçikletë nga një qendër tregtare, ku u përplas nga një makinë ku drejtohej nga një gru 56-vjeçare.

31-vjeçarja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes pasi nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra.

Mediat italiane shkrujnë se kjo rrugë është bërë shpesh burim aksidentesh fatale, kryesisht për shkak të errësirës dhe mungesës së sinjalistikës.

SHKARKO APP