Tragjike në Itali, përplasen për vdekje 2 të rinj shqiptarë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, me pasojë vdekjen e dy të rinjve shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se kanë mbetur viktima shqiptarët Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, të dy 20-vjeçarë.

Dy të rinjtë janë përplasur për vdekje para diskotekës “Village”, në Piacenza të Italisë. Ata janë përplasur nga një mjet tip Renault, që drejtohej nga një grua italiane 30-vejçare, teksa ishin duke ecur anës rrugës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar italianen, e cila ka rezultuar se ka qenë e dehur në timon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?