Tragjike ngjarja në Divjakë, djali mbyt në kanal babain e tij

Një vrasje tragjike është regjistruar në Divjakë, ku një djali ka mbytur babanë e tij në një kanal. Viktima është identifikuar si Dhimitër Stase, 85-vjeç. Autori i arrestuar tashmë nga Policia është Andrea Stase, 58-vjeç.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Remas. Autori mësohet se është person me precedent të mëparshëm penal, pasi ka bërë 13 vite burg. Viktima ka pasur të dy djem me probleme të shëndetit mendor, të dy me kartelë.

“Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë. Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A.S, 58-vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A.S, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

SHKARKO APP