Tragjike, një 31-vjeçar vetëvaret në Komisariatin e Kavajës. Priten arrestime të policëve

31-vjeçari Ilvi Meta ka vrarë veten brenda komisariatit të policisë së Kavajës. Mësohet se i riu ishte ndaluar mesditën e kësaj të mërkure nën akuzën për vjedhje. Komisariatet duhet të ishin vendet më të sigurta ku mund t’i ofronin sigurinë e jetës një të ndaluari, por nuk ndodh kështu në vendin tonë.

Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës, Lorenc Panganika dhe një grup ekspertësh të SHÇBA janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Kavajës. Priten arrestime të policëve që kanë qenë në shërbim në dhomat e paraburgimit.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor. Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve. Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive. Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar”, thuhet në reagim.

SHKARKO APP