Trajneri De Biasi renditet i pesti si trajneri më i mirë në Botë

 

 

Viti 2015 do të mbetet ne historinë e futbollit shqiptar si viti i artë. Shqipëria ishte një prej skuadrave më të mira në fazën eliminatore të Europianit duke patur njëkohsisht dhe një prej trajnerëve më të mirë në nivel kombëtaresh në qarkullim.

Britanikja Telegraph ka stiluar një listë me 20 trajnerët më të mirë aktualisht në futbollin e ekipeve kombëtare dhe drejtuesi i stolit kuqezi renditet në vendin e pestë. Madje lë pas dhe trajnerin e Italisë Antonio Conte apo atë të Francës, Dider Deschamp, Martinon e Argjentinës, Wilmots të Belgjikës, Tabarez të Uruguajit apo dhe Klinsmann të SH.B.A.

Renditja e Telegraph kryesohet nga Joachim Loew i Gjermanisë, ndërsa i dytë është Sampaio i Kilit. Në komentin e saj e përditshmja angleze shkruan se Shqipëria është ekipi që të gjithë dëshirojnë të kenë si kundërshtar në Europian, por bëjnë mirë të rishikojnë listën e tyre të dëshirave, pasi mund t’i rezultojë një surprizë e hidhur pasi kuqezinjtë kanë mundur së fundmi Portugalinë dhe Francën, dy superfuqi të futbollit kontinental.

1.Joachim Low – Gjermani

2.Jorge Sampaoli – Kili

3.Lars Lagerbak – Islandë

4.Vincente del Bosque – Spanjë

5.Gianni de Biasi – Shqipëri

6.Michael O’Neill – Irlanda e Veriut

7.Marcel Koller – Austri

8.Jose Pecerman – Kolumbi

9.Antonio Conte – Itali

10.Chris Coleman – Uells

11.Marc Wilmots – belgjikë

12.Roy Hodgson – Angli

13.Rui Aguas – Kape Verde

14.Gerardo Martino – Argjentina

15.Oscar tabarez – Uruguai

16.Didier Deschamps – Francë

17.Anghel Irdanescu – Rumani

18.Vahid Halilodzic – Japoni

19.Martin O’Neill – Republika e Irlandës

20.Jurgen Klinsman – USA 

SHKARKO APP