Trajneri i Armenisë: Nuk e kemi ndeshje jete dhe as nderi!

 

Trajneri i kombëtares së Armenisë, Sargis Hovsepian, në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë ka deklaruar se në këtë takim “nuk luhet nderi i tyre”. E rëndësishme është që të bëjnë një lojë të mirë, tha ai duke kërkuar që të shmangen fjalët pompoze.

“Nuk duhet ta cilësojmë ndeshjen ndaj Shqipërisë si ndeshjen e nderit. Ky është sporti dhe nëse ekipi humb, nuk do të thotë se lojtarët nuk kanë luajtur për nder. Por ne do të bëjmë çdo gjë për të fituar në stadiumin tonë”, tha trajneri. Lajmi i mirë është që trajneri armen tha se ekipi ka disa lojtarë të dëmtuar dhe disa të tjerë jashtë forme.

SHKARKO APP