Trajneri i boksit me COVID-19, pësoi vdekje klinike por u rikthye në jetë

61 vjeçari i infektuar me COVID-19 dhe ndodhet në vdekje klinike është një ish-boksier dhe trajner boksi

Ministria e Shëndetësisë fillimisht e raportoi si të vdekur por më pas konfirmoi se pacienti kishte pësuar vdekje klinike dhe fatmirësisht u rikthye në jetë

“Kemi raste të rënda dhe kemi raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive, midis të cilëve njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë por pa e humbur shpresën e personelit shëndetësor, të mjekëve reanimator për ta rikthyer atë në jetë. Fatmirësisht u rikthye në jetë por vazhdon të jetë ende rëndë”,  deklaroi mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, duke folur për median

Megjithate gjendja e tij mbetet e rëndë.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) dhe mësohet se ka edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënuan 2 të vdekur me COVID 19, duke e çuar në katër numrin e viktimave.

Sipas mjekut Pipero situata në shërbimin e sëmundjeve infektive është shumë dinamike. “ Dinamika sa i takon shtrimeve të rasteve të reja, ndjekjes në dinamikë të rasteve të shtruara në të gjitha pavionet. Tashmë ne kemi më shumë se 40 të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive. Secili nga ato ka problematikën e tij në varësi të të moshës dhe të sëmundjeve kronike. Kemi raste që janë relativisht mirë dhe shpresojmë nga dita në ditë t’i nxjerrim.”

Ndërkohë zyrtarisht janë 104 persona të infektuar dhe harta eshte zgjeruar me Vlorën dhe Shkodrën

SHKARKO APP