Trajneri i Danimarkës fyen shqiptarët, pritet “hakmarrja” e kuqezinjve

Ka një arsye më shumë, përveç kualifikimit historik në Euro 2016,  që të fitojmë apo të ndalim sonte Danimarkën (ora 20:45).

Kjo pasi trajneri i Danimarkës, Martin Olsen, ka ofenduar rëndë shqiptarët.

Në konferencën për shtyp, të mbajtur para ndeshjes kualifikuese “Euro 2016”, që kombëtarja e Danimarkës luan përballë Shqipërisë, Olsen, gabimisht apo qëllimisht, ua ndërroi emrin shqiptarëve, duke i quajtur “shqiptaristët”.

“Ai iu tha shqiptarista në vend të emërtimit të duhur shqiptarë”, shkruan gazeta daneze “ekstrabladet.dk”.

Kjo gazetë edhe e ka sulmuar trajnerin e Danimarkës, për gabimin e bërë.

Më tej Olsen, deklaroi se Shqipërinë e sheh si kundërshtar vërtet të fortë, që nuk lë hapësira për të krijuar raste, dhe se në Kopenhagë vjen për të marrë pikë.

Danimarka ka 10 pikë sa Shqipëria para ndeshjes, ose dy pikë më pak se Portugalia. Por nëse Danimarka nuk fiton sot me kuqezinjtë, trajneri danez rrezikon të shkarkohet.

SHKARKO APP