Trajneri i Francës Deschamps: I njohim kualitetet e Shqipërisë, nuk i mundëm në asnjë ndeshje

 

Pas hedhjes së shorteut të Euro 2016 në një intervistë për mediat franceze, trajneri i gjelave Didier Deschamps e sheh edhe Shqipërinë si një kundërshtar serioz në Grupin A.

“Shqipërinë e njohim, dhe i dimë kualitetet e saj. Mund të themi çfarë të duam për Shqipërinë por ne nuk arritëm t’i mundim në asnjë ndeshje,” tha Deschamps.

Por si rivalin kryesor në këtë grup, trajneri francez sheh Rumaninë.

Rumania dhe Zvicra janë dy ekipe që kanë bërë histori në arenën ndërkombëtare. Me Zvicrën jemi përballur edhe në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Brazil. Edhe pse rumunët janë më pak të njohur, ata arritën të kualifikohen me 5 fitore e 5 barazime. Ata kanë mbrojtjen më të mirë, me vetëm 2 gola të pësuar. Qëllimi jonë është të dalim të parët në grup” tha Deschamps.

SHKARKO APP