Trajneri i Kombëtares, ngre një dolli për gjithë shqiptarët (Fotolajm)

 

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni  De Biasi pas përfundimit të ndeshjes me Armeninë, ka festuar me stafin e ekipit deri në orët e vona në restorantin e hotelit ku qëndruan në Jerevan.

Ai nuk e ka fshehur emocionin dhe gëzimin për kualifikimin në Evropian, duke kënduar madje edhe këngë popullore shqiptare.

Por duke ngritur gjithashtu edhe një dolli për të gjithë shqiptarët, siç shihet dhe në këtë foto, shoqëruar me urimin: “Kudo qofshin Gëzuar! Dhe ëndrra vazhdon”…

 

 

SHKARKO APP