Trajneri kosovar: De Biasi trajner modest, t’i puthim këmbët Ballist Morinës, ai na e dha kualifikimin

 

Trajneri italian i kombëtares është lavdëruar nga mbarë opinioni sportiv në vend por edhe nga mediat italiane.

Por nuk është i këtij mendimi trajneri i ekipit  Hajvalia që militon në kategorinë e parë në Kosovë.

"Kualifikimin historik të Shqipërisë nuk na e dha Gianni De Biasi por Ismail Morina". Kjo është deklarata e trajnerit Ismet Munishi, i cili vijoi akuzat ndaj teknikut italian duke e quajtur si një frikacak.

Munishi vijoi fjalën e tij duke thënë se Shqipëria nuk do të mund të kualifikohej pa fitoren 3:0 kundër Serbisë, të fituar në tavolinë.

Ai e cilëson Morinën si një sulmues të kombëtares i cili për momentin qëndron pas hekurave.

“Ballist Morina është sulmuesi më i madh i kombëtares shqiptare, i cili gjendet në burg në Tiranë për momentin. Ai është njeriu që i ka bërë tre gola Serbisë, pa atë rezultat nuk do të mund të kualifikoheshim. De Biasi para se të merrte Shqipërinë, ishte thjesht një trajner modest i ligës së dytë në Itali. E falënderojmë De Biasin, ia puthim edhe këmbët, por ai nuk është trajner i klasit të lartë ”, ka deklaruar Munishi për televizionin Klan Kosova.

SHKARKO APP