Trajnieri i kombëtares franceze Deshamp: Shqipëria nuk është më ekip i vogël

Tekniku i “Gjelave” u shpreh jo shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, duke theksuar se Franca krijoi shumë raste për gol por nuk arriti të shënonte, raporton sport News.

“Bëmë disa gabime dhe loja nuk ishte fluide. Shqipëria ra pak në nivel gjatë pjesës së dytë”, theksoi Deshamp, sipas të cilit, kjo ishte një miqësore që i lejoi të eksperimentonte me skuadrën e tij.

Trajneri francez kritikoi ekipin e tij për lojën, duke theksuar se lojtarët nuk duhet ta ulin ritmin, sidomos ndaj një skuadre si Shqipëria, që pak muaj më parë mundi Portugalinë.

Në këndvështrimin e Deshamp, Shqipëria nuk mund të konsiderohet një kombëtare e vogël tashmë.

Ai e mbylli intervistën duke nënvizuar se Franca hodhi në fushë disa lojtarë të rinj dhe në ndeshjen me Shqipërinë gjërat u ndërlikuan edhe për shkak të dëmtimeve.

SHKARKO APP