Trajtim i problematikave ligjore mbi krimet seksuale në Shqipëri, disa ndryshime dhe propozime

Nga: Besmir LESAJ

“Unë jam përgjegjës për fjalët që them, por nuk jam përgjegjës për atë si ti i kupton. Ti je përgjegjës për atë që kupton; ti je përgjegjës për çdo gjë që bën me atë që fut në kokën tënde, sepse ti je ai që i jep kuptimin që do, çdo fjale që dëgjon.”- Miguel Ruzi “Marrëveshja e Pestë-Një guide praktike mbi vetëpërmbajtjen”

HYRJE:

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke i’u rikthyer edhe njëherë trajtimin që i është bërë parimit të ligjshmërisë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në vendimin nr. 23, datë 8.6.2011, ku dhe kemi: “Një nga parimet kryesore që përshkon këtë Kod është edhe parimi i ligjshmërisë, që nënkupton parashikimin me ligj të veprave penale dhe mosdënimin për një vepër që nuk është parashikuar shprehimisht si krim ose kundërvajtje penale. Qëllimi i këtij parimi është jo vetëm respektimi i ligjit për çdo rast dhe për çdo vepër penale, por edhe njohja e subjekteve me të gjitha ato veprime ose mosveprime, të cilat konsiderohen të dënueshme. Duke qenë se Kodi Penal, krahas Kushtetutës, është burimi kryesor i të drejtës penale dhe në zbatim të parimit të ligjshmërisë, parashikimi i veprave penale duhet të bëhet pikërisht në këtë Kod, si ligji bazë që parashikon krimet dhe kundërvajtjet penale ose në një ligj të barasvlefshëm me të nga fuqia juridike (shih vendimin nr. 3, datë 5.2.2010 të Gjykatës Kushtetuese)”, rezulton se në Kreun II “Vepra penale kundër personit”, seksioni VI “Krime seksuale”, të Pjesës së Posaҫme të Kodit Penal , ka probleme të mbartura nga hyrja në fuqi e Kodit Penal , sepse nuk i përshtatet më situatave të ndryshme me të cilat përballen/mund të përballen prokuroritë dhe gjykatat, kur kemi të bëjmë me akte, sulme, ngacmime, etj., të natyrës seksuale .

Swiss Digital Mobile Reklama

Nevoja për ndryshimin e dispozitave penale, kur konstatohet se mungon aksesueshmëria, parashikueshmëria ose kur ka paqartësi, mbështet në parimin “lex certa”, trajtuar si nga Gjykata Kushtetuese ashtu edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut .

PROPOZIMI

• Si fillim, problematike paraqitet si emërtesa ashtu edhe përmbajtja e neneve 101, 102, 103, 104, 105, 106 dhe 107, konkretisht në pjesën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale …”.

Do duhet të ri-organizohet ndarja e moshës, në të cilën ҫdo akt seksual është i dënueshëm si dhe përjashtimet përkatëse nga përgjegjësia penale, sipas klauzolës së ashtuquajtur “Romeo dhe Zhuljeta” . Gjithsesi nuk do ishte e gabuar që të kishte një masë shtesë mbrojtëse, për të ashtuquajturër “grooming” , por në mungesë të alternativave të vërtetuara si efikase, ngelet e hapur si mundësi.

Në nenin 104, propozoj një thjeshtim të pjesës “duke kërcënuar personin e dëmtuar për përdorim aty për aty të armës …”.

• Së dyt, vlerësoj se neni 102/a duhet të shfuqizohet, por pasi të ndërhyhet në nenin 102.

• Së treti, në paragrafin e pare të nenin 107/a, duhet hequr pjesa “… me objekte …”.

• Së katërti, duhet të ndryshohen përmbajtja e nenit 108.

• Së fundmi, si zgjidhje alternative, të ndryshohet i gjithë Kreu II “Vepra penale kundër personit”, seksioni VI “Krime seksuale”, të Pjesës së Posaҫme të Kodit Penal.

Neni 100-Marrëdhënie Akt seksual(e) ose homoseksuale me të mitur

Kryerja e marrëdhënieve aktit seksual(e) ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë gjashtëmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur marrëdhënia akti seksual(e) ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Kur akti seksual është realizuar me vullnetin e lirë të personave, që janë nën gjashtëmbëdhjetë vjeҫ, që kanë diferencë moshe deri në dy vjet, nuk përbën vepër penale.

Neni 101-Marrëdhënie Akt seksual(e) ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 16-18 vjeç

Kryerja e marrëdhënieve aktit seksual(e) ose homoseksuale, me dhunë, me fëmijë të mitur në moshën katërmbëdhjetë gjashtëmbëdhjetë gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, pa pëlqimin e njërit prej tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Nuk egziston pëlqimi nëse është shprehur në mënyrë indirekte, është marrë me mashtrim, frikësim, kërcënim ose në ҫfarëdolloj forme tjetër që konsiderohet i ndikuar, qoftë edhe nga persona të tretë. Kur marrëdhënia akti seksual(e) ose homoseksuale, me dhunë, kryhet me dhunë, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur fëmijës së dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.

Neni 102-Marrëdhënie Akt seksual(e) me dhunë me të rritura

Kryerja e marrëdhënieve aktit seksual(e), me dhunë, me të rritura ose midis bashkëshortëve apo bashkëjetuesve, pa pëlqimin e njërit prej tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Kur marrëdhënia akti seksual(e), me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuaritës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuaritës, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 102/a-Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur

Kryerja e marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të rritur dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Kur marrëdhënia homoseksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarit i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarit dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 103-Marrëdhënie Akt seksual(e) ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur

Kryerja e marrëdhënieve aktit seksual(e) ose homoseksuale, duke përfituar nga pazotësia fizike ose mendore e personit të dëmtuar ose, nga vendosja në gjendje të pandërgjegjshme, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur marrëdhënia akti seksual(e) ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e personit të dëmtuar dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 104-Marrëdhënie Akt seksual(e) ose homoseksuale me nën kërcënimin me përdorimin e armës. Kryerja e marrëdhënieve aktit seksual(e) ose homoseksuale, duke nën kërcënuarimin personin e dëmtuar për përdorim aty për aty të e armës, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 105-Marrëdhënie Akt seksual(e) ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën. Kryerja e marrëdhënieve aktit seksual(e) ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Neni 106-Marrëdhënie Akt seksual(e) ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari

Kryerja e marrëdhënieve aktit seksual(e) ose homoseksuale ndërmjet prindit dhe fëmijës, vëllait dhe motrës, ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 107-Marrëdhënie Akt seksual(e) ose homoseksuale në vende publike

Kryerja e marrëdhënieve aktit seksual(e) ose homoseksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 107/a-Dhuna seksuale

Ushtrimi i dhunës seksuale, nëpërmjet kryerjes së veprimeve me natyrë seksuale në trupin e një personi tjetër me objekte, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve të moshës katërmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç apo një të mituri që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, pavarësisht nëse kryhet me dhunë apo jo, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet. Kur kjo vepër ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet.

Neni 108-Vepra të turpshme

Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, me të cilin autori ka marrëdhënie familjare, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Përfshirja si dëshmitar nga një person nga katërmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeҫ, në veprime me natyrë seksuale, e një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me burgim deri në një vit. Përfshirja e qëllimshme si dëshmitar, në veprime me natyrë seksuale, e një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç apo i një të mituri që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Propozimi i bërë nga një i rritur, me çdo mjet ose formë, për të takuar një të mitur që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç apo një të mitur që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, me qëllim kryerjen e ndonjërës nga veprat penale të parashikuara në këtë seksion apo në seksionin VIII të kreut II të këtij Kodi, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Neni 108/a-Ngacmimi seksual

Kryerja e sjelljeve me natyrë seksuale, që cenojnë dinjitetin e një personi, me çdo mjet ose formë, duke krijuar një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

ZHVILLIMI:

1. Emërtesa si dhe përmbajta e neneve nga 100 deri tek 107

a. Si fillim, kocepti “marrëdhënie” është më i gjërë se sa “akt” , duke u bazuar në fjalorin e gjuhës shqipe, dhe si rezultat përfshin më shumë se sa vetëm aktin, e ҫfarëdo fushe që të jetë marrëdhënia. Si shembull, marrëdhënia e bashkëpronësisë është më e gjërë se sa akti i bashkëpronësisë (përfshihet të marrëdhënia sepse mund të jetë origjinë e tij, por nuk mund të kufizohet marrëdhënia, vetëm në aktin e krijimit të saj).

Duke kaluar te nenet e Kodit Penal, do duhet të kuptohet pse marrëdhënia seksuale, është koncept shumë më i gjërë se sa akti seksual? Në themel të përgjigjes, qëndron kuptimi që merr ky term si dhe simotrat e dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, në vende si Kosova , Italia , Gjermania dhe Spanja (që janë vendet tek të cilat ka pasur mundësinë të hulumtoj kodet e tyre penale, por që nuk janë të vetmet).

Problematika që lind, po të mbahet kjo lloj qasjeje, si në kodin tone penal, është të fakti që do të ngarkoheshin me të njëjtën përgjegjësi penale, si ai/ajo që kryen aktin seksual (me penetrim), ashtu edhe ai/ajo që kryen veprime seksuale jo me penetrim (kafshim, shtrëngim në vendet intime me duar, etj.), që në fakt duhet të përbëjnë dhunë seksuale dhe jo marrëdhënie seksuale, por për shkak se si është formuluar neni 107/a i Kodit Penal, nuk lejon marrjen në përgjegjësi, për dhunë seksuale.

b. Së dyti, të emërtosh dispozitat penale, duke ndarë marrëdhënien seksuale nga marrëdhënia homoseksuale, sepse konsiderohen (në Kodin Penal) si dy marrëdhënie të ndryshme (seksuale), më së paku është e ҫuditshme. Kjo sepse marrëdhënia homoseksuale, nuk përfshihet domosdoshmërisht te marrëdhënia seksuale (dhe akti homoseksual nuk përfshihet domosdoshmërisht në aktin seksual). Një tjetër aspekt i rëndësishëm në disfavor të ndarjes që i bën Kodi Penal, marrëdhënies seksuale nga marrëdhënia homoseksuale, është fakti që me marrëdhënie homoseksuale, kuptohet gjinia e njëjtë e personave në marrëdhënie dhe jo që marrëdhënia ka detyrimisht natyrë seksuale.

Duke si lojë fjalësh, por në fakt është e rëndësishme të bëhën të tillë diferencime, për ti qëndruar strikt parimit të ligjshmërisë, pra që ҫdo vepër të jetë e parashikuar shprehimisht si krim ose kundërvajtje penale. Si përfundim, besoj se “marrëdhënie seksuale” nuk është termi i duhur për t’u përdorur në Kodin Penal, dhe se ky term duhet të zëvëndësohet me “Akt seksual”, si dhe të fshihet pjesa “marrëdhënie homoseksuale”, pasi siҫ shpjegova më lart, nuk ka diferencë nëse gjinia e pjesëmarrësve në aktin seksual është e ndryshme apo e njëjtë, për sa i përket marrjes në përgjegjësi të autorit.

Për të shtuar, nën dritën e formulimit aktual të dispozitave të Kodit Penal, në rast të një marrëdhënie seksuale me dhunë më të rritura (neni 102) dhe po ashtu edhe të një marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të rritur (neni 102/a) , personi/personat a do të merren në përgjegjësi për njërin nga nenet, kryer më shumë se një herë (dhe bashkëpunim nëse ka), apo do merre-t/n në përgjegjësi për dy vepra, edhe pse kemi një fakt të vetëm penal?

c. Në nenet 100 dhe 101 të Kodit Penal, vlerësoj se duhet të ripërcaktohet mosha në të cilin një fëmijë të konsiderohet mjaftueshëm i pjekur, që të mund të shprehë vullnetin seksual (age of consent) . Si fillim, duke u bazuar në listën e shteteve që parashikojnë një moshë 16 vjeҫ ose më shumë, dhe që përbëjnë mbi 70% të shteteve të botës (referoju hartës tek referenca 17).

Së dyti, prirja kryesore është të mbrohen sa më shumë fëmijët, kryesisht nga marrëdhëniet seksuale me persona më të mëdhenj në moshë, që janë të aftë të marrin pëlqimin për aktin seksual, duke abuzuar me padijeninë e palës tjetër.

Kjo sjell nevojën që të rritet mosha, në të cilën të konsiderohet se fëmija mund të japë pëlqimin, për të kryer aktin seksual, nga 14 në 16 vjeҫ. Gjithashtu në nenin 101, duhet të fshihet pjesa e dhunës, duke e zëvëndësuar me dhënien e pëlqimit, në mënyrë të tillë që të mjaftojë mosdhënia e pëlqimit, për të marrë në përgjegjësi penale personin që kryen aktin seksual, me fëmijë të moshës 16 deri në 18 vjeҫ. Kjo për shkak se të presësh vetëm dhunën, si shkak për të marrë në përgjegjësi një person që kryen aktin seksual me një person të moshës 16 deri në 18 vjeҫ, është e mangët dhe e pakët.

Gjithasthu vlerësoj se një klauzolë e modelit “Romeo dhe Zhuljeta”, që përjashton nga përgjegjësia penale, personat që kanë diferencë moshe deri në 2 vite, që kryejnë aktin seksual me persona deri në moshën 16 vjeҫ, me vullnetin e lirë të të dy palëve, do ishte në respektim të parimeve të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit si dhe të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijëve (pasi në këtë përjashtim, personat që kryejnë aktin, në maksimumin e lejuar nga dispozita, do ishin 18 vjeҫ, pra konsiderohen fëmijë).

Për sa i përket vlerësimit të pëlqimit, do nevojitet një paragraf (më shumë), që përjashton mundësinë e kujtdo, për të ndikuar në vullnetin e shprehur të fëmijës nga 16 deri në 18 vjeҫ, nëpërmjet mashtrimit, kërcënimit, përdorimit të substancave të ndaluara (ose pijeve alkolike), etj., duke e bërë të pavlefshëm pretendimin për të mos u marrë në përgjegjesi penale, për aktin seksual.

d. Një tjëtër ndryshim i propozuar, këtë here te neni 104, do ishte thjeshtimi i pjesës “duke kërcënuar personin e dëmtuar për përdorim aty për aty të armës …”, duke e zëvëndësuar me “… nën kërcënimin e armës …” . Kjo për shkak se pjesa “aty për aty” e ngushton fushën e veprimit të dispozitës , në rastin kur ndodh akti seksual, por kërcënimi nuk ka qënë i atëҫastshëm, por më i hershëm. Ky fakt, nuk mund të mohojë se ndikimi i kërcënimit me armë, të jetë prezent në mendjen e të dëmtuar-it/ës dhe si rezultat të futet në fushën e veprimit të kësaj dispozite.

Pjesa tjetër e propozuar për t’u ndryshuar, ka të bëjë me faktin se dispozita parashikon kërcënimi për përdorim, por nëse do ndodhte përdorimi i armës, jo kundër të dëmtuar-it/ës (një qitje në ajër), për ta kërcënuar, ky fakt do e nxirrte veprën penale, jashtë fushëveprimit të kësaj dispozite (stricto sensu), dukearritur në përfundimin se nuk ka një dispozitë ligjore që e parashikonte aktin si të dënueshëm.

2. Shfuqizimi i nenit 102/a (dhe ndryshimi i nenit 102)

Nëse përfundimet si më lart, konsiderohen të sakta, normalisht nuk ka më nevojë që të qëndrojnë dy nene të ndryshme, që parashikojnë të njëjtën vepër penale (102 dhe 102/a). Si rezultat, do duhet të shfuqizohet neni 102/a, duke bërë ndryshimet e nevojshme tek neni 102, për ta konsideruar gjithëpërfshirës.
Një variant i këshillueshëm, i nenit 102, do ishte:

Neni 102-Akt seksual pa pëlqim, me persona mbi 18 vjeҫ ose midis bashkëshortëve apo bashkëjetuesve

Kryerja e aktit seksual, me persona mbi 18 vjeҫ ose midis bashkëshortëve apo bashkëjetuesve, pa pëlqimin e njërit prej tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Kur akti seksual pa pëlqim, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e personit të dëmtuar, dënohet dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

3. Fshirja e pjesës “… me objekte …” tek neni 107/a

Tashmë, ndryshe nga koha kur është miratuar Kodi Penal (apo kur janë miratuar ndryshimet e neneve nga 100 deri në 108/a), krimet me natyrë seksuale janë të një llojshmërie, që vështirë të mund të arrihet që të gjendet një emërues i përbashkët. Në analizës të nenit 7, të Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut, i detyrueshëm për t’u zbatuar edhe nga Shqipëria si rezultat i nenit 46/1 të saj (KEDNJ-së), që përmblidhet të vendimi Alimuҫaj kundër Shqipërisë, kërkesa nr. 20134/05, datë 7.2.2012, paragrafët 148-151 , me siguri që gjykatat mund t’a shtrijnë veprimin e nenit 107/a, të ҫdo lloj dhune seksuale, pavarsisht nëse është realizuar me apo pa objekte, por siҫ edhe lehtësisht kuptohet, ky lloj trajtimi do e kthente gjykatën në një ligjvënës pozitiv (shih vendimet nr. 29/2011, nr. 31/2011 të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimin nr. 323, datë 16.7.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë), që në vlerësimin tim është i gabuar, pasi më e drejtë do ishte të ndryshohen nenet e Kodit Penal (dhë më e pranueshme), që të jenë në titull dhe përmbajtje, “parashikuese” të mjatueshme, të ҫdo lloj situate të ardhshme.

Normalisht lind pyetja “Po cilat situata të dhunës seksuale nuk përfshijnë objekte?”. Për të shpjeguar në mënyrë të thjeshtë, dhuna seksuale që përfshin kafshë, kafshimi në pjesët intime, shtrëngimet e vendeve intime me duar etj., nuk përfshihen as të akti seksual dhe as të dhuna seksuale. Prirja është të futen te ngacmimi seksual, që është vepër penale me marzh dënimi shumë të ulët, në raport me veprimin që kryhet dhe rrezikshmërisë e autorit të saj.

Zgjidhja do ishte fshirja e pjesës “… me objekte …”, duke e bërë nenin 107/a më gjithëpërfshirës, të situatave ku konstatohen akte dhune seksuale, duke siguruar gjithashtu dhënien e një dënimi të drejtë për autorët e këtyre lloj veprave penale, në raport me rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese (neni 47 i Kodit Penal).

4. Ndryshimi i nenit 108-Në nenin 108 do propozoja katër ndryshime, në raport me nevojën që dikton mbrojtja e të miturve:

a. Fjala “veprime” të zëvëndësohet me “sjellje”, duke u bazuar tek kuptimi që kanë këto fjalë, në fjalorin e gjuhës shqipe , si dhe fakti që tek neni 108/a përdoret po ashtu “sjellje”.

b. Gjithashtu, do këshilloja të shtohej pas pjesës “autori ka marrëdhënie familjare” dhe pjesa “ose është gjini e afërt ose krushqi e afërt”, nën shembullin e nenit 79/c të Kodit Penal.

c. Për sa i përket pjesës “Përfshirja e qëllimshme si dëshmitar …”, edhe pse jam dakort që standarti do ishte shumë “i lartë”, do propozoja të fshihej pjesa “e qëllimshme”, duke marrë në përgjegjësi penale ҫdo person që përfshin si dëshmitar, në veprime me natyrë seksuale, një të mitur që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, apo i një të mituri që nuk ka arritur pjekurinë seksuale.

Nuk ekziston justifikim, për asnjë person që ka arritur moshën për përgjegjësi penale, që të mos sigurohet që i mituri s’do të jetë në gjëndje as ti shikojë e as ti dëgjojë, në veprime me natyrë seksuale. E vetmja problematikë që paraqitet, është në situatë kur personi që kryen veprime me natyrë seksuale, do ishte mes 14 deri në 18 vjeҫ, për efekt të masës së dënimit.

Kjo dikton nevojën e diferencimit të personit që është nga 14 vjeҫ deri në 18 vjeҫ, nga personi mbi 18 vjeҫ, për sa i përket marzhit të dënimit. Si shembull i referuar, për sa i përket marzhit të dënimit, mund të merret neni 117, paragrafi i parë, i Kodit Penal. Në këtë aspekt paraqitet e rëndësishme të vlerësohet diferenca mes dashjes (dolus), si në paragrafin e katërt, të nenit 108, me mundësinë e konsumimit të veprës penale të parashikuar në paragrafin e tretë, të nenit 108, edhe me pakujdesi (culpa), nëpërmjet neglizhencës apo vetëbesimit të tepruar.

d. Ndryshimin e pjesës “Propozimi i bërë nga një i rritur …”, duke fshirë pjesën “… nga një i rritur …”, pasi mbi 14 vjeҫ, fillon edhe përgjegjësia penale (neni 12 i Kodit Penal), si dhe nuk ka arsye që të mos merret në përgjegjësi penale një person nga 14 deri në 18 vjeҫ, kur i propozon për t’u takuar, një të mitur që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, me qëllim për (si shembull) për të ushtruar dhunë seksuale.

Për ta thjeshtuar, po jap shembullin: Një 15 vjeҫar, i propozon nëpërmjet internetit që të takohen, një të mituri 9 vjeҫar, me qëllim që të ushtrojë dhunë seksuale. Prindërit e fëmijës 9 vjeҫar e zbulojnë dhe arrijnë të ndalojnë takimin.

Fakti që ekziston propozimi, plani për të realizuar dhunën seksuale, faktorët e jashtëm që penguan realizimin e veprës penale, nuk mundet që të lërë jashtë përgjegjësisë, të miturin në konflikt me ligjin, për sa kohë vetë Kodi Penal parashikon se me moshën 14 vjeҫ, fillon edhe përgjegjësia për veprat penale.

Në rast se nuk do realizohej ndryshimi që po propozoj për nenin 108, do ishim para absurdit që, i mituri në konflikt me ligjin (14-18 vjeҫ) do mund të merrej në përgjegjësi sipas parashikimeve të nenit 107/a, mbetur në tentativë, ndërsa nëse do ishte i rritur, do mund të merrej në përgjegjësi sipas nenit 108, paragrafi i katërt (që ka marzh dënimi më të ulët).

Normalisht ekziston mundësia që edhe i rrituri të merret në përgjegjësi penale sipas nenit 107/a, mbetur në tentative. Gjithsesi sa kohë ekziston edhe mundësia që të merret në përgjegjësi penale sipas parashikimeve të nenit 108, paragrafi katërt, në vlerësimin tim kjo dispozitë ngelet problematike.
Si rezultat, një variant i këshillueshëm i nenit 108, do ishte:

Neni 108-Vepra të turpshme

Kryerja e sjelljeve të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Po kjo sjellje, kur kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, me të cilin autori ka marrëdhënie familjare ose është gjini e afërt ose krushqi e afërt, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Përfshirja si dëshmitar nga një person nga katërmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeҫ, në veprime me natyrë seksuale, e një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me burgim deri në një vit. Përfshirja si dëshmitar nga një i rritur, në veprime me natyrë seksuale, e një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç apo i një të mituri që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me burgim deri në dy vite. Propozimi i bërë, me çdo mjet ose formë, për të takuar një të mitur që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, me qëllim kryerjen e ndonjërës nga veprat penale të parashikuara në këtë seksion apo në seksionin VIII të kreut II të këtij Kodi, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

5. Ndryshim i seksionit VI “Krime seksuale”

Duke qënë se tashme kemi një model (Kreun II “Vepra penale kundër personit”, seksioni VI “Krime seksuale”, të Pjesës së Posaҫme të Kodit Penal) të shpërndarë në shumë nene (12), ndoshta do ishte më efikase të përmblidheshin në më pak dispozita, nën modelin e shpjegimeve si më lart:

Neni 100-Akt seksual

(sipas modelit të neneve 225 dhe 235/3 të Kodit Penal të Kosovës, 609-bis të Kodit Penal Italian, 177 të Kodit Penal Gjerman dhe 179 të Kodit Penal Spanjoll)

1. Kushdo që me penetrim sado të vogël të organit seksual, të objektit ose pjesës së kafshës, kundër vullnetit të personit tjetër, në cilëndo pjesë të trupit të tij/saj, për qëllim seksual, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

2. Kushdo që, detyron apo nxit një person tjetër të kryejë ose tolerojë akte seksuale, nga ose mbi palë të treta, pa pëlqimin e personit ose të tretit, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

3. Kushdo që kërkon, pranon ose siguron, në këmbim të një shpërblimi ҫfarëdo, një akt seksual me fëmijë deri në tetëmbëdhjetë vjeç ose person të pazotë për t’u mbrojtur, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur akti seksual realizohet, dhe është jashtë parashikimeve të pikës 5, të këtij neni, personi që kërkoi, pranoi ose siguroi aktin seksual, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

4. Nëse veprimet e mësipërme, i drejtohen fëmijës që ka arritur pjekurinë seksuale por deri në tetëmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë deri në njëzet e pesë vjet.

5. Nëse veprimet e mësipërme i drejtohen fëmijës së mitur, që nuk ka arritur pjekurinë seksuale ose personave të pazotë për t’u mbrojtur, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.

6. Kur akti seksual është realizuar me vullnetin e lirë të personave që kanë arritur pjekurinë seksuale, të cilët nuk kanë diferencë moshe mbi dy vjet, nuk përbën vepër penale.

7. Kur akti seksual kryhet në bashkëpunim, më shumë se një here, me dhunë, duke përfituar nga marrëdhëniet familjare, të bashkëjetesës, ndërmjet prindit dhe fëmijës, vëllait dhe motrës, ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit, duke përfituar nga marrëdhëniet e miqësisë, të mikpritjes, duke përdorur ose kërcënuar me përdorim të armës, duke shpërdoruar funksionin publik ose shërbimin fetar ose kur i janë shkaktuar personit të dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet. Nëse pasojat i janë shkaktuar fëmijës deri në tetëmbëdhjetë vjeç ose personit të pazotë për t’u mbrojtur, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet.

8. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e personit të dëmtuar, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës deri në tetëmbëdhjetë vjeç ose personit të pazotë për t’u mbrojtur, dënohet me burgim të përjetshëm.

Neni 101 Sulmi seksual

(sipas modelit të neneve 229 të Kodit Penal të Kosovës dhe 178 të Kodit Penal Spanjoll)

1. Kushdo që prek personin tjetër ose e detyron të prekë nxitësin apo një person tjetër, për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit ose të tretit, dënohet me me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

2. Kushdo që veprën, e kryen duke përdorur dhunë ose kërcënim, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

3. Nëse vepra përfshin fëmijë deri në tetëmbëdhjetë vjeç ose persona të pazotë për t’u mbrojtur, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

4. Kur vepra ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin ose vetëvrasjen e personit të dëmtuar, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet. Kur vepra ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin ose vetëvrasjen e fëmijës deri në tetëmbëdhjetë vjeç ose personit të pazotë për t’u mbrojtur, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet.

Neni 102-Degradim seksual

(sipas modelit të neneve 230 të Kodit Penal të Kosovës, 609-quarter i Kodit Penal Italian)

1. Kushdo që detyron personin tjetër të kryej ndonjë akt, që nuk përfshihet në fushën e veprimt të neneve 100 ose 101, që degradon integritetin seksual, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

2. Kur vepra kryhet në bashkëpunim, më shumë se një here, me dhunë, duke përfituar nga marrëdhëniet familjare, të bashkëjetesës, të miqësisë, të mikpritjes, duke përdorur armë ose duke kërcënuar me përdorim të armës, duke shpërdoruar funksionin publik ose shërbimin fetar ose kur i janë shkaktuar personit pasoja për shëndetin, dënohet nga tre deri në shtatë vjet.

3. Kur vepra ka sjellë vetëvrasjen e personit të dëmtuar, dënohet nga dhjetë deri në njëzet vjet.

4. Kur vepra kryhet ndaj fëmijës deri në tetëmbëdhjetë vjeҫ ose personit të pazotë për t’u mbrojtur, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

5. Nëse fëmijës deri në tetëmbëdhjetë vjeҫ ose personit të pazotë për t’u mbrojtur, i janë shkaktuar pasoja për shëndetin, dënohet nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

6. Kur vepra ka sjellë vetëvrasjen e fëmijës deri në tetëmbëdhjetë vjeҫ ose personit të pazotë për t’u mbrojtur, dënohet jo më pak se njëzet vjet.

Neni 103-Vepra të turpshme

1. Kryerja e sjelljeve me natyrë seksuale, në vende të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

2. Përfshirja si dëshmitar, në veprime me natyrë seksuale, e një fëmije deri në tetëmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

3. Kur vepra i ka shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja për shëndetin, dënohet me burgim nga dy vjet deri në pesë vjet.

4. Propozimi i bërë nga ҫdo person, me çdo mjet ose formë, për të takuar një të mitur që ka arritur pjekurinë seksuale por deri në tetëmbëdhjetë vjeç, me qëllim kryerjen e ndonjërës nga veprat penale të parashikuara në këtë seksion, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

5. Propozimi i bërë nga ҫdo person, me çdo mjet ose formë, për të takuar një të mitur që nuk ka arritur pjekurinë seksuale ose personit të pazotë për t’u mbrojtur, me qëllim kryerjen e ndonjërës nga veprat penale të parashikuara në këtë seksion, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Neni 104 Ngacmim seksual (sipas modelit të neneve 184 dhe 188 të Kodit Penal Spanjoll

1. Kryerja e sjelljeve me natyrë seksuale, brënda një marrëdhënie pune, mësimdhënieje ose ofrimi shërbimesh, dhe me një sjellje të tillë i shkakton viktimës një situatë kërcënuese, armiqësore, degraduese ose poshtëruese, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

2. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

3. Kur kjo vepër kryhet ndaj fëmijës deri në tetëmbëdhjetë vjeç ose personit të pazotë për t’u mbrojtur, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

PËRFUNDIME:

• Propozimi i parë, konsiston në ndryshimin e neneve nga 100 deri në 107 të Kodit Penal, duke zëvëndësuar tërmin “marrëdhënie seksuale” me “akt seksual”, si në emërtim ashtu edhe në përmbajtjen.

• Propozimi i dytë, konsiston në fshirjen e pjesës “marrëdhënie homoseksuale”, në nenet nga 100 deri në 107 të Kodit Penal, si në emërtim ashtu edhe në përmbajtjen.

• Propozimi i tretë, sa i përket neneve 100 dhe 101, konsiston në rritjen e moshës për dhënien e pëlqimit për aktin seksual, duke përfshirë edhe shtimin e një paragrafi përjshtues kur mes personave që kreyjnë aktin, nuk ka diferencë moshe më shumë se dy vite.

• Propozimi i katërt, konsiston në ndryshimin e pjesës “duke kërcënuar personin e dëmtuar për përdorim aty për aty të armës”, në nenin 104, duke e zëvëndësuar me “nën kërcënimin e armës”.

• Propozimi i tretë, konsiston në fshirjen e pjesës “… me objekte …”, në përmbajtjen e nenit 107/a të Kodit Penal.

• Propozimi i katërt, në nenin 108, fjala “veprime” të zëvëndësohet me “sjellje”.

• Propozimi i pestë, në nenin 108, pas pjesës “autori ka marrëdhënie familjare”, të shtohet pjesa “ose është gjini e afërt ose krushqi e afërt”.

• Propozimi i shtatë, në nenin 108, ndryshimi i pjesës “Propozimi i bërë nga një i rritur …”, duke e bërë “Propozimi i bërë nga ҫdo person …”.

• Propozimi i gjashtë, në nenin 108, të fshihet pjesa “e qëllimshme” si dhe të shtohet një paragraf i ri, për sa i përket kryerjes së veprës nga persona me moshë nga 16 deri në 18 vjeҫ.

• Propozimi i fundit, në alternative të sa më lart, të bëhet një ndryshim rrënjësor i seksionit VI “Krime seksuale”, sipas modelit që kam parashtruar në pikën 5, të trajtimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?