Trajtimi i Covid-19, Pipero tregon rezultatet e përdorimit të Klorikinës
Në Open në Top Channel po diskutohet për koronavirusin ku i ftuar në studio është doktor Pëllumb Pipero. Pipero foli për medikamentet që po përdoren për të kuruar pacientët me Covid-19 ku tani ka filluar të përdoret edhe Klorikina.
“Cilët janë rezultatet?”- e pyeti Eni Vasili.
“Është herët të flasim për rezultate por ato që po kurohen me Klorikinë do vazhdojnë të kurohen me këtë medicament. Faktet janë kokëforta që në disa vende ka dhënë rezultat pozitiv përdorimi i këtij medikamenti”- tha Pipero.
“Po për Aviganin, mediakamenti që është përdorur në Japoni?”- e pyeti Eni Vasili.
“Deri tani nuk e kemi përdorur. Avigani ka dhënë sukses për gripin A1H1. Ideja është e thejshtë që po përdoren antiviralë dhe abntibiotikë”- tha Pipero.