Trajtimi i mbetjeve, Klosi: Duhen metoda të reja për trajtimin e tyre. Ndërhyrje në 180 pika

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kërkon aplikimin e metodave të reja për trajtimin e mbetjeve urbane.

Gjatë një takimi me ekspertë mjedisor shqiptarë dhe të huaj, ministri Blendi Klosi theksoi se edhe vendi ynë, ashtu sikurse shumë vende të botës, duhet ta vlerësoi si pasuri që duhet shfrytëzuar nga kompanitë e trajtimit të mbetjeve.

Klosi i kërkoi ekspertëve bashkëpunim për hartimin e strategjive lidhur me   ndërhyrjet që duhen bërë për pastrimin e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me aksionin e pastrimit i cili përfundon në 24 maj, ministri i Turizmit dhe mjedisit theksoi nevojën për kritika, ai shtoi se janë 180 pika në mbarë vendin që kërkojnë ndërhyrje të qëndrueshme lidhur me pastrimin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?