Trajtimi i tumoreve me radioterapi – Në QSUT do të trajtohen 90 pacientë në ditë

Në Repartin e Radioterapisë në QSUT, është instaluar akselaratori linear i dytë. Ky akselerator do të ndihmojë në trajtimin e të sëmurëve tumoralë.

Nga 45 pacientë në ditë që trajtohen në këtë qendër, me instalimin e akselaratorit të dytë do të trajtohen 90 pacientë në ditë. Kryeministri, Edi Rama, ka vizituar këtë shërbim, për të parë nga afër se si funksionon akseleratori linear.

Sipas kryeministrit Rama, është zgjidhur përfundimisht problemi i trajtimit të pacientëve të onkologjikut me herceptinë, medikamentin e domosdoshëm për trajtimin e tumoreve të gjirit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?