“Transferim pa miratim”, policët e “moshuar” tek Illyrian Guard, Sindikata e Policisë kundër
Sindikata e punonjësve të policisë po përgatit padi në gjykatë kundër vendimit të ministrisë së brendshme për të transferuar mbi 600 efektivëva të policisë drejt strukturave të tjera ku më prioritare do të jetë shoqëria shtetërore e sigurisë Illyrian Guard. Kreu i sindikatës sadedin fishta shprehet se transferime të tilla bien ndesh me ligjin e policisë ndaj në rast se do kjo do aplikohet atëherë do ndiqet kundërshtimi në rrugët gjyqësore.
Rreth 600 punonjës policie pritet të transferohen nga strukturat e rendit drejt institucioneve të tjera shtetërore, ku me prioritet do të jetë kompania e sigurisë “Illyrian Guard”.
Ky vendim i ministrisë së brendshme kundërshtohet nga sindikata e punonjësve të policisë, e cila thekson se transferimet bien ndesh me ligjin e policisë së shtetit.
Kreu i sindikatës, Sadetin Fishta thotë për ora nevvs se transferimi në këtë strukturë duhet të bëhet vetëm me kërkesë të vetë efektivëve dhe jo me vendimarrje të njëanshme të titullarit.
“Askush nuk e detyron një polic që të dalë në pension me kërkesë të titullarit. Çdo dalje para kohe e ka parashikur ligji.”
Sipas Fishtës transferimi i oficerëve drejt strukturave të tjera dhe më pas rikthimi sërish në polici nëse ata nevojiten për të shërbyer për rendin, bie ndesh me ligjin.
“Ministri i Brendshëm duhet të propozjë ndryshim për nenin që nëse një polic ka dalë në reformë dhe nuk rikthehet, ai nuk ka të drejtë të punojë në polici.”
Kreu i sindikatës thotë se në rast se ky transferim i policëve do të bëhet pa marrë miratimin e punonjësve, atëherë sindiata do ndjekë rrugët gjyqësore.
“Sapo ta kalojë në parlament ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, nëse ajo do të jetë e formuar në deri atëherë.”
Efektivët e policisë të cilët pritet të përfitojnë nga pensioni i parakohshëm do shërbejnë pa pagesë 700 orë pune në vit, ndërsa si shpërblim do marrin 50% të pagës që kanë patur gjatë ushtrimit të detyrës në strukturat blu.