Transferimi i 20 emigrantëve në Shqipëri, publikohet drafti i qeverisë italiane

Qeveria italiane publikon draftin ku shpjegon bazën ligjore ku mbështetet transferimi i 20 emigrantëve në Shqipëri. Sipas dokumentit, vendi ynë është kandidat për anëtar për në BE dhe është konsideruar si “vend i sigurt”, ndërsa përzgjedhja do të bëhet në bazë të bërthamës familjare.

Ditën e djeshme është publikuar drafti i qeverisë italiane, ku shpjegohet procedura e transferimit të tyre dhe ana ligjore ku është mbështetur. Në bazë të këtij drafti të bërë publik nga parlamenti italian, sqarohen pikat kyçe ku ka pasur debate gjatë këtyre ditëve. Sipas ekspertëve të së drejtës së emigracionit, ky transferim mund të konsiderohet shkelje të Kushtetutës italiane dhe të traktateve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, nga ana tjetër, edhe Komisioni Evropian ka paralajmëruar Italinë se transferimi i emigrantëve në një vend jo anëtar të Bashkimit Evropian, siç është Shqipëria, mund të bëhet vetëm nëse respektohet vullneti i tyre i lirë. Në lidhje me këtë pjesë, kujtojmë se sapo lajmi u bë publik, se Shqipëria do të merrte 20 prej emigrantëve të ardhur me anijen “Diccoti”, një pjesë e këtyre emigrantëve kundërshtuan, duke thënë se ata ishin nisur për në vendet e Bashkimit Evropian. Lajmi për transferimin e 20 emigrantëve në Shqipëri u bë i ditur në 26 gusht, ndërsa të shumta qenë edhe reagimet nga politika shqiptare, por edhe nga ndërkombëtarët.

Drafti

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dokumentit, Ministria e Brendshme italiane ka prezantuar në komisionin e ligjeve të Parlamentit italian draftin mbi këtë çështje, duke shpjeguar në mënyrë të detajuar se si do të veprohet. Nënsekretari i shtetit në Ministrinë e Brendshme, Luigi Gaetti, në këtë dokument thotë se sipas referimit të Ambasadës italiane në Tiranë, organizimi i transferimit të 20 emigrantëve afrikanë në Shqipëri i është besuar zëvendësministres së Brendshme shqiptare, Rovena Voda, e cila në koordinim me Organizatën Botërore të Emigrantëve UNHCR, janë duke përgatitur masat parësore për strehimin e tyre, por ende nuk ka një datë konkrete se kur do të bëhet ky transferim. “Përmes Ministrisë së Brendshme dhe të Jashtme si dhe organizatave ndërkombëtare, Italia po bisedon me autoritetet shqiptare për të përcaktuar bazën e normativës ndërkombëtare mbi të cilën do të gjejë zbatim transferimi i emigrantëve në Shqipëri”, shkruhet në draft.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?