Transferimi nga Britania, Petraj: Burgjet shqiptare s’kanë kapacitete! Kodi penal nuk parashikon të njëjtën vuajtje dënimi

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Britaninë e Madhem, po diskutohet në studiot televizive. Avokati penalist Edmond Petraj, thotë se burgjet shqiptare nuk i kanë kapacitetet për të akomoduar të burgosurit shqiptarë në Britaninë e Madhe. Petraj thekson se Kodi Penal i Shqipërisë dhe ai Britanisë nuk parashikon të njëjtën vuajte dënimi për vepra të caktuara penale dhe se marrëveshja e trumbetuar ditën e sotme mes Ramës dhe homologut britanik Sunak, duhet parë me kujdes dhe që kërkon së paku 1 vit punë që të krijohet një draft.

Pjesë nga analiza

Kjo është një marrëveshje e hershme, nuk i përshtatet realitetit pse bëhet kjo marrëveshje, duke parë dhe kapacitetet që ka Shqipëria, janë të mangët. 6200-6500 janë kapacitetet që ka Shqipëria dhe shifra që pretendojnë, që do sjellin 1500 persona do kohë. Nga ajo kohë janë shtuar shifrat nuk jemi më në shifrat 1500 veta në burgjet angleze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meqë u bë kjo marrëveshje të shihet nëse i ka kapacitetet Shqipëria për të marrë personat që vuajnë dënimin në Angli. Me 1500 persona në atë kohë, kemi vetëm 105 vende. Sot situata është më keq, burgjet janë të mbipopulluara, kjo shifër është më e lartë sot, shifra është rritur maksimalisht se në 6200 vende akomoduese që ke, ke më shumë se kaq të burgosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo marrëveshje duhet marrë në detaje. Do merren shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në Britani. Si do e vuajnë? Ata e vuajnë dënimin në bazë të një kodi penal të Anglisë. Ka përllogaritje tjetër afatesh në Britani. Ata i shohin më shumë të drejtat e njeriut, që të integrohet personi i dënuar dhe të marrë edukim në institucione. Pjesa e dënimit është më pak sesa është në Shqipëri. Nuk është kaq e thjeshtë. Burgjet shqiptare nuk i mbajnë kapacitetet.

N.q.s. ne vërtetë do marrim një shqiptar që është dënuar me 7 vjet sipas kodit penal anglez ai me të njëjtën kohë dënimi do ta vuajë në Shqipëri. Ndryshe duhet të ketë disa rregullime të procedurës së njohjes së vendimeve dhe mënyrës si do vijnë ata në Shqipëri për vuajtjen e e dënimit. Kam përshtypjen se nuk është procedurë e lehtë e shpejtë, do një grup pune dhe do 8-10 muaj 1 vit që të dalësh me një draft.

Në burgjet shqiptare nëse ke 800 të dënuar ke 500 policë të burgjeve që punojnë brenda institucioneve. I bie një polici 2 të burgosur, por ka dhe raste 1 me 1. Nuk kemi kapacitet ta plotësojmë. E shoh më tepër si një mendim jo të saktë sa i përket arritjes së një marrëveshje për të sjellë shtetasit shqiptarë. Shteti anglez mban përgjegjësi për atë masë dënimi, nuk ka pse ta sjellë këtu. Po shohim racizëm ndaj fenomeni shqiptar. Fenomeni shqiptar ka filluar t’i acarojë. Nuk janë të gjithë shqiptarët kriminelë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?