Transferohen të burgosurit
Rreth 150 të burgosur në burgun e ShënKollit në Lezhë do të transferohen nga godina e vuajtjes së dënimit për shkak të rrezikut që paraqet burgu.
Të burgosurit do të transferohen në burgun e Shkodrës pasi tërmeti 6.4 i shkallës Rihter dhe qindra paslëkundjet kanë bërë që godina të pësojë dëmtime që mund të rrezikojnë jetën e të burgosurve.
Pak orë më parë një prej të burgosurve foli në Neës24 duke thënë se godina kishte pësuar goditje serioze dhe se kishte frikë për jetën.
“Ka dëmtime brenda burgut. Ka pësuar çarje nga të gjitha anët. Jemi të pasigurt. Ka ardhur drejtori dje por asgjë nuk është bërë. Askush nuk na ka pyetur. Të na çojnë në burg tjetër”, ka deklaruar i dënuari.