Transferohet Urgjenca Kirurgjikale e Tiranës, nga e premtja shkon te Spitali i Traumës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Urgjenca Kirurgjikale e Tiranës që ndodhet në QSUT do të transferohet nga dita e premte në spitalin e Traumës.

Në një dalje para mediave Manastirliu theksoi se ky është fillimi i një lufte, ndërsa ftoi qytetarët që të jenë vigjilentë. Mes të tjerash ajo tha se 27 testet e kryera në spitalin e Fierit, që iu nënshtruan mjekët dhe infermierët, rezultuan negativë.

“Duke filluar nga dita e premte, të gjitha urgjencat kirurgjikale do të kryhen tek Spitali Universitar i Traumës. Po shtojmë kapacitetet për mjetet e mbrojtjes personale dhe respiratorët në spitale”, tha ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?