Transformimi i bashkisë së Korçës, 63 shërbime të unifikuara

Bashkia e Korçës ofron 63 shërbime të unifikuara për të gjithë qytetarët tashmë në një godinë të rinovuar falë një investimi të buxhetit të shtetit me vlerë 144 milion lekë. Gjatë vizitës në këtë institucion, kryeministri Edi Rama tha se godina e re e bashkisë së Korçës krijon një ndjesi pozitive te qytetarët.

”Është ultramoderne, me shumë shije, shumë harmoni. Ka shumë komoditet në shërbime, krijon një ndjenjë shumë pozitive”,-tha Rama. Kryebashkiaku, Sotiraq Filo, theksoi se ideja e ambjenteve të reja ka qenë që bashkia të mos ketë barriera fizike mes punonjësve dhe qytetarëve që vinë të marrin shërbime.

Gjatë qëndrimit në Korçë, Rama ndoqi edhe nisjen e punimeve për rrugën që lidh Maliqin me njësinë e tij administrative, ibonikun dhe Drithasin. Rama tha se rruga do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik veç përmirësimit të jetës së banorëve. Punimet në këtë aks pritet të përfundojnë brenda 7 muajve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?