Transformimi i lagjeve në Cërrik, Gjiknuri: Fushata kalon, premtimet vazhdojnë e mbahen

Drejtuesit politik i PS-së në Elbasan, Damian Gjiknuri së bashku me kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla dhe me deputetin Shkëlqim Bullari inspektuan përfundimin e punimeve për urbanizimin e disa rrugicave në lagjen nr.1. Gjiknuri e cilësoi modelin e Andisit, si modelin e mirëqeverisjes vendore, ku premtimet e dhëna për fushatë mbahen dhe puna vijon intensivisht çdo ditë.

“Ky është një investim i vogël, por edhe i rëndësishëm për lagjen. Është një nga shumë investime të tjera që Bashkia e Cerrikut është duke bërë. Qasja që ka pasur Andisi kur mori mandatin e bashkisë ka qenë urbanizimi i të gjithë pjesës së qytetit, sepse edhe kjo është një lagje që është e lidhur direkt me qytetin. Pra, përtej punëve që janë bërë edhe në zonat e tjera rurale, fshatra, qyteti, pothuajse po përfundon urbanizimin dhe kjo është e dukshme. Pra, një nga angazhimet e marra me kohë, ca me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, ca me mirëadministrimin e të ardhurave të bashkisë, po bëhen realitet”, tha ai.
Drejtuesit Politik i PS në qarkun e Elbasanit nëvizoi se ky është modeli i qëndrueshëm i qeverisjes së mire. “Fushata kalon, premtimet vazhdojnë e mbahen. Jo më kot qytetarët e Cërrikut e mbështetën në mënyrë masive Andisin, për këto arsye, sepse vlerësuan punën dhe kjo është një nga shenjat konkrete të kësaj pune”, theksoi Gjiknuri.

Kryetari i Bashkisë Andis Salla theksoi se punimet dhe investimet do të vijojnë në çdo zonë të qytetit dhe në fshat duke përfshirë, jo vetëm asfaltim, por edhe kanalizime e ndriçim. Po aq vëmendje, theksoi Salla, do të kenë edhe investimet në bujqësi, arsim e shëndetësi.

“Këtu jemi në lgjen nr.1 të qytetit ku kemi investuar në urnanizimin e saj, ashtu siç kemi bërë në çdo lagje tjetër të qytetit. Urbanizimi ka përfshirë, jo vetëm qytetin, por edhe njësitë administrative. Do të vijojmë investimet edhe në ato zona ku ende nuk kemi pasur mundësi të ndërhyjmë. Investimet do të përfshijnë, jo vetëm asfaltimin e rrugëve, por edhe trotuaret dhe kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza. Ashtu siç kemi premtuar, puna jonë do të vijojë pa u ndërprerë, çdo ditë, jo vetëm në qytet, por edhe në fshat”.

SHKARKO APP